Bota

Një i dyshuar qëllohet nga policia pranë konsullatës së Izraelit në Mynih

"Oficerët e policisë qëlluan me armë zjarri ndaj një personi të dyshimtë në zonën Karolinenplatz", tha policia e Mynihut në një deklaratë pa dhënë detaje të mëtejshme

Ekip, Ayhan Şimşek  | 05.09.2024 - Përdıtësım : 05.09.2024
Një i dyshuar qëllohet nga policia pranë konsullatës së Izraelit në Mynih

Berlin

Policia gjermane ka qëlluar një të dyshuar sot pranë konsullatës së përgjithshme të Izraelit në Mynih, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.

Sipas të përditshmes "Süddeutsche Zeitung", i dyshuari është qëlluar pranë një muzeu të krimeve të regjimit nazist, i cili ishte afër konsullatës së përgjithshme të Izraelit në qendër të qytetit.

Disa dëshmitarë kanë pohuar se i dyshuari mbante një armë të gjatë dhe ka qëlluar drejt ndërtesës së muzeut, por këto detaje nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet.

"Oficerët e policisë qëlluan me armë zjarri ndaj një personi të dyshimtë në zonën Karolinenplatz", tha policia e Mynihut në një deklaratë të shkurtër të postuar në mediat sociale, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Zona është rrethuar menjëherë nga policia dhe njësitë speciale të policisë janë vendosur në zonë si masë paraprake.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın