Gamze Türkoğlu Oğuz
24 Prill 2019•Përditësim: 24 Prill 2019
Një nga sulmuesit që kreu sulmet me bombë në Sri Lankë ka studiuar në Mbretërinë e Bashkuar, deklaroi zëvendësministri i Mbrojtjes i Sri Lankës, Ruwan Wijewardene, transmeton Anadolu Agency (AA).
Wijewardene tha se beson që sulmuesi ka studiuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe se më pas kishte shkuar në studim pasuniversitar në Australi.
Ai shtoi se shumica e sulmuesve ka qenë mirë e arsimuar dhe rridhnin nga familje të klasës së mesme ose të lartë dhe se nuk kanë pasur problem financiare.
Përfaqësuesit e bashkësisë muslimane në Sri Lankë bënë thirrje për arrestim urgjent dhe ndëshkimin e përgjegjësve për sulmet.
Në një deklaratë të përbashkët nga disa shoqata dhe lëvizje të muslimanëve, thuhet se ata që kanë kryer sulmet nuk përfaqësojnë Islamin apo muslimanët dhe abuzojnë me Islamin në mënyrë që të arrijnë qëllimet e tyre radikale.
Rajitha Senaratne, ministër i Shëndetësisë i Sri Lankës dhe zëdhënës i Qeverisë, më parë akuzoi organizatën lokale National Thowheeth Jama'ath (NTJ) për sulmet dhe tha se dyshojnë se kanë vepruar me mbështetjen e një rrjeti terrorist ndërkombëtar.