Atila Altuntaş
22 Tetor 2015•Përditësim: 22 Tetor 2015
STOKHOLM (AA) - Një 55 vjeçar i dyshuar për vjedhje në qytetin Göteborg të Suedisë ka qëndruar për 2 muaj në qeli pasi është harruar të njoftohet prokurori, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të TT, agjencisë zyrtare të lajmeve në vend, mësohet se e vërteta doli në pah pasi i dyshuari i ndaluar 2 muaj më parë kishte kërkuar të ndryshonte avokatin.
Avokati i të dyshuarit Olle Palmgren, në një deklaratë u shpreh se ai nuk ka patur dijeni se i mbrojturi i tij ndodhen në qeli. Palmargen ka theksuar ndër të tjera se i mbrojturi i tij pasi nuk është paraqitur në gjykatë për akuzën e vjedhjes policia e ka vendosur në qeli, dhe për arsyen se policia ka harruar të njoftojë prokurorin ai ka qëndruar pa qenë e nevojshme në qeli.
Ndër të tjera theksohet se i dyshuari është liruar pasi u zbardh ky gabim dhe se prokuroria ka nisur një hetim në lidhje me incidentin.