Mustafa Melih Ahıshalı
01 Gusht 2016•Përditësim: 01 Gusht 2016
TAHERAN (AA) - Një tërmet me magnitutë 5.2 ballë i shkallës rihter ka goditur mëngjesin e sotëm veriperëndimin e Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Qendrës Sizmologjike pranë Institutit Gjeofizik të Universitetit të Teheranit, thuhet se epiqendra e tërmetit 5.2 ballë ka qenë në afërsi të rajonit Erdebil. Sipas të dhënave epiqendra e tërmetit ka qenë 18 kilometra në thellësi.
Ndërkohë sipas agjencisë së lajmeve Tesnim thuhet se epiqendra e tërmetit ishte kufiri i Iranit me Azerbajxhanin dhe se si pasojë e tij të paktën 1 person ka humbur jetën dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur.