Diyar Güldoğan
13 gusht 2026•Përditësim: 13 gusht 2026
Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë goditi brigjet e El Salvadorit të mërkurën, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), transmeton Anadolu.
Tërmeti goditi 69 kilometra në jug-jugperëndim të Chirilagua-s dhe ishte në një thellësi prej 56.8 kilometrash, tha USGS-ja.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme të mëdha.