Emel Öz Gözellik
18 Prill 2019•Përditësim: 18 Prill 2019
Një tërmet me intensitet prej 6 ballësh sipas Rihterit ka goditur lindjen e Tajvanit, njofton Qendra amerikane për Studime Gjeologjike (USGS), transmeton Anadolu Agency (AA).
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 13 kilometra në verilindje të Hualian, në një thellësi prej 10 kilometra.
Nga ana tjetër Zyra Qendrore Ajrore e Tajvanit, njoftoi se madhësia e tërmetit është 6,1.
Akoma nuk ka informacione për viktima njerëzore apo dëme materiale.