Şeyma Erkul Dayanç
03 korrik 2026•Përditësim: 03 korrik 2026
Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë goditi sot Indonezinë lindore, pa raportime të menjëhershme për viktima ose dëme, raportoi "The New Indian Express", duke cituar Shërbimin Gjeologjik të SHBA-së (USGS), transmeton Anadolu.
Tërmeti goditi në një thellësi prej 120 kilometrash, rreth 58 kilometra në perëndim të Tobelo-s në provincën Maluku të Veriut në orën 11:31 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës së Indonezisë (BMKG) tha se nuk ka kërcënim për cunami pas tërmetit.