Ekip
13 Korrik 2017•Përditësim: 13 Korrik 2017
SEUL (AA) – Një tërmet i fuqishëm me 5.8 ballë sipas Rihterit ka goditur sot në mëngjes fundin e detit të Koresë së Veriut dhe me siguri nuk është shkaktuar nga testi bërthamor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sizmologët koreano-jugorë dhe japonez pohojnë se bëhet fjalë për tërmet me fuqi prej 6.3 ballë sipas Rihterit, ndërsa nga Enti Gjeologjik Amerikan theksojnë se tërmeti ka qenë me magnitudë prej 5.8 ballë dhe më i forti që ka goditur rajonin gjatë dy dekadave të fundit.
Duke marrë parasysh sa janë të rralla tërmetet e fuqishme në Gadishullin Korean, dridhjet brenda dhe rreth Koresë së Veriut shpesh shihen me dozën e dyshimit.
Ekspertët pohojnë se treguesit për atë se tërmetin nuk e ka shkaktuar ndonjë test bërthamor i Koresë së Veriut, janë duke pasur parasysh thellësinë dhe lokacionin e tërmetit.
“Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi prej 500 kilometrave. Nuk ka shanse që të jetë shkaktuar nga testet bërthamore. Kjo është dukuri natyrore”, tha John Bellini, ekspert i Entit Gjeologjik Amerikan. Shërbimi i inteligjencës i Koresë së Jugut paralajmëroi të martën se Koreja e Veriut përgatitet për realizimin e testit të gjashtë bërthamor.