Tonguçnaz Seleme Baştürk
19 Maj 2016•Përditësim: 20 Maj 2016
PEKIN (AA) – Një tërmet i dyfishtë i cili tronditi provincën kineze Yunnan, ka dëmtuar rreth 38.000 shtëpi njëkohësisht duke rrezikuar mbi 45.000 banorë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raporton se tërmeti i parë prej 5 gradë të shkallës Rihter mbrëmë vonë goditi qytetin Yunlong, duke shkatërruar plotësisht 192 objekte, ndërsa tërmeti tjetër i një fuqie prej 4.6 gradë 17 minuta më vonë goditi qytetin tjetër në afërsi, Eryuanin.
Raportohet se nga rajonet e rrezikuara janë evakuuar rreth 6.800 njerëz.
Provinca kineze Yunnan krahasuar me provincat e tjera ka një dendësi më të ulët të popullatës, me një mesatare prej 47 banorë në një kilometër katror.