Mustafa Melih Ahıshalı
12 Dhjetor 2017•Përditësim: 12 Dhjetor 2017
STAMBOLL (AA) – Një tërmet prej 6,2 ballësh ka goditur zonën rurale të qytezës Hoxhedek të provincës Kerman, e cila ndodhet në juglindje të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra Sizmologjike e Institutit Gjeofizik të Universitetit të Teheranit ka njoftuar se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash.
Ende nuk ka informacione zyrtare për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, por njoftohet se në rajon janë dërguar ekipet e kërkim-shpëtimit.