Ekip
22 Shkurt 2019•Përditësim: 23 Shkurt 2019
Enti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS) njoftoi se një tërmet me fuqi prej 7.5 ballë sipas Rihterit ka goditur Ekuadorin lindor në afërsi të kufirit me Perunë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga USGS theksuan se dridhja e tokës është regjistruar sot në mëngjes sipas kohës lokale, 17 kilometra në jug të qytetit Montalvo në thellësi prej 132 kilometrave.
Tani për tani nuk ka raportime për viktima eventuale ose dëme të shkaktuara materiale.