Bota

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza rritet në 1.417, përfshirë 447 fëmijë

Në deklaratë thuhet se 1.417 palestinezë, përfshirë 248 gra dhe 447 fëmijë, humbën jetën ndërsa 6.268 të tjerë, përfshirë 932 gra dhe 1.531 fëmijë, u plagosën në sulmet e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori

Mohammed Majed, Hamdi Yıldız  | 12.10.2023 - Përdıtësım : 12.10.2023
Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza rritet në 1.417, përfshirë 447 fëmijë Foto: Ashraf Amra/AA

Gaza

Është rritur në 1.417 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit ndaj Gazës, e cila është nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë janë dhënë informacione për të vrarë dhe të plagosur në rajon.

Në deklaratë thuhet se 1.417 palestinezë, përfshirë 248 gra dhe 447 fëmijë, humbën jetën ndërsa 6.268 të tjerë, përfshirë 932 gra dhe 1.531 fëmijë, u plagosën në sulmet e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori.

Konflikti Izrael-Palestinë

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit, të quajtur "Tufani i Aksa-së".

Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupet e armatosura palestineze bastisën dhe morën nën kontroll portën kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael.

Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet brenda Izraelit ndërsa ushtria izraelite nisi sulm në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Njoftohet se 1.300 izraelitë humbën jetën dhe 3.300 izraelitë u plagosën në sulmet e kryera nga Gaza.

Përveç 1.417 palestinezëve që u vranë në Gaza gjatë sulmeve izraelite, gjithashtu 31 palestinezë u vranë dhe rreth 180 u plagosën në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın