Bota

Numri i palestinezëve të vrarë nga Izraeli në Gaza rritet në 40.819

Numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në 40.819, ndërsa i atyre të plagosur në 94.291

Safiye Karabacak  | 03.09.2024 - Përdıtësım : 03.09.2024
Numri i palestinezëve të vrarë nga Izraeli në Gaza rritet në 40.819

Istanbul

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në të paktën 40.819, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza, transmeton Anadolu.

Ministria nëpërmjet një njoftimi informoi rreth sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës që vazhdojnë prej 333 ditësh.

Sipas njoftimit në 24 orët e fundit ushtria izraelite ka kryer "3 masakra" në Rripin e Gazës, në të cilën janë vrarë 33 palestinezë, ndërsa janë plagosur 67 të tjerë.

Me këtë numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në 40.819, ndërsa i atyre të plagosur në 94.291.

Ende ka njerëz të vdekur nën rrënoja dhe në rrugë, njoftoi ministria, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın