Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza arrin në 230
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, numri i viktimave nga sulmet izraelite është rritur në 230, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra, ndërsa numri i të plagosurve në 1.710

Gaza
Është rritur në 230 numri i viktimave si pasojë e sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite vazhdon të shënjestrojë nga ajri dhe toka Gazën nën bllokadë, ku jetojnë mbi 2 milionë njerëz.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, numri i viktimave nga sulmet izraelite është rritur në 230, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra, ndërsa numri i të plagosurve në 1.710.
Më tej thuhet se në mesin e viktimave janë edhe 17 të moshuar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.