Ruslan Rehimov
20 Tetor 2015•Përditësim: 20 Tetor 2015
BAKU (AA) - Në Azerbajxhan janë arrestuar 7 zyrtarë të lartë të shërbimeve inteligjente me pretendimin për shpërdorim të detyrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë nga Kryeprokuroria e Azerbajxhanit theksohet se është nisur një hetim ndaj disa punonjësve zyrtarë të lartë në Ministrinë e Sigurisë Kombëtare me akuzat shpërdorim detyre dhe kryerje të krimit.
Në deklaratë theksohet se zyrtarët tashmë nën hetim kanë kryer ndërhyrje të paligjshme ndaj disa bizneseve private dhe kanë kryer shkelje të të drejtave ndaj disa biznesmenëve.
Në deklaratë gjithashtu është bërë e ditur se ndaj 7 zyrtarëve të lartë të shërbimeve inteligjente gjykata në kuadër të hetimeve ka vendosur arrestimin e tyre.
Presidenti Ilham Aliyev javën e kaluar kishte shkarkuar nga detyra ministrin e Sigurisë Kombëtare, Eldar Mahmudov i cili ndodhej në këtë detyrë që prej vitit 2004.
Në lidhje me shkarkimin e Mahmudov nuk është bërë ndonjë deklaratë, por në lajmet e publikuara në median azere është komentuar se disa nga zyrtarët që punonin nën urdhrat e Mahmudov duke kryer disa inspektime të paligjshme në disa biznese kishin marrë ryshfet nga biznesmenët.