Zehra Ulucak
11 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
LAGOS (AA) - Amnesty International ka njoftuar se për shkak të kushteve të këqija në burgun ku mbahen të dyshuarit e Boko Haram në qytetin Maiduguri në veri lindje të Nigerisë po vdesin fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e publikuar nga Amnesty International theksohet se në burgun Giwa si rezultat i mbipopullimit, urisë dhe të sëmundjeve që nga muaji shkurt e deri tani kanë humbur jetën 12 fëmijë.
Netsanet Belay, përgjegjësi i Amnesty International për Afrikën u shpreh se "është një situatë e trishtuar dhe e tmerrshme zbulimi i humbjeve të jetëve të fëmijëve në kushte tmerruese në burgun ushtarak".
Duke vënë në dukje se vdekjet mes të burgosurve në burgun Giwa janë në rritje, Belay ka theksuar se organizata ka kërkuar mbylljen e burgut.
Ndër të tjera Belay u shpreh se "është koha që në lidhje me vdekjet të nisë hetim ndaj presidentit nigerian Muhammed Buhari, të lirohen fëmijët dhe të mbyllet sa më parë Giwa".