Recep Yaşar
05 tetor 2015•Përditësim: 05 tetor 2015
KOPENHAGEN (AA) - Kryqi i Kuq i Danimarkës me pjesëmarrjen e 22 mijë vullnetarëve në një ditë ka mbledhur 25 milionë kron (afërsisht 3.8 milionë dollarë), raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo shumë e mbledhur nga vullnetarët me kutitë e donacioneve ditën e djeshme është shuma më e madhe e mbledhur ndonjëherë në një fushatë të Kryqit të Kuq të Danimarkës.
Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Danimarkës Anders Ladekarl në një deklaratë për shtyp duke falënderuar popullin humanitar tha se: "Kjo shifër vjen në kuptimin se do të mund të bëjmë më shumë punë në Siri dhe në vendet fqinje me Sirinë. Do të mund të shpërndajmë më shumë ushqime. Do të mund të ndihmojmë më shumë në Jemen, Afganistan dhe në vendet e tjera që kanë nevojë".