Bota

Në Gaza gjenden trupat e dhjetëra palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite

Trupat e pajetë të palestinezëve që u varrosën në varreza masive për shkak të rrethimit në atë kohë u nxorën për t'u varrosur në varrezat zyrtare

Ekip  | 13.03.2025 - Përdıtësım : 13.03.2025
Në Gaza gjenden trupat e dhjetëra palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite

Ankara

Trupat e dhjetëra palestinezëve u gjetën në kompleksin spitalor Al-Shifa në qytetin e Gazës në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Trupat që janë nxjerrë u përkasin palestinezëve që humbën jetën në bastisjet e kryera nga ushtria izraelite në rajon.

Trupat e pajetë të palestinezëve që u varrosën në varreza masive për shkak të rrethimit në atë kohë u nxorën për t'u varrosur në varrezat zyrtare.

Sipas zyrtarëve të mbrojtjes civile, nga varri masiv janë nxjerrë trupat e 48 personave, 10 prej të cilëve janë të paidentifikuar.

Në sulmet që Izraeli filloi në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit 2023, jetën e kanë humbur 48.524 palestinezë, përfshirë rreth 17.881 fëmijë dhe 12.316 gra, ndërsa janë plagosur 111.955 njerëz.

Sulmet u ndërprenë në bazë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve, e cila hyri në fuqi në muajin janar.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa është shkatërruar edhe infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku janë strehuar njerëzit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.