Tufan Aktaş
19 Qershor 2019•Përditësim: 19 Qershor 2019
Për shkak të rritjes së krimeve dhe vjedhjeve në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, është ndaluar përdorimi i motoçikletave, raporton Anadolu Agency (AA).
Takele Uma, ndihmëskryetari i Addis Ababa-s, njoftoi se duke filluar nga muaji korrik ndalohet përdorimi i motoçikletave, duke përjashtuar përfaqësuesit e misioneve dhe shërbimeve postare.
Uma tha se vendimi është marrë për të parandaluar krimet të cilat i kryejnë përdoruesit e motoçikletave.
Etiopia javën e kaluar ndaloi qasjen në internet në mbarë vendin për të parandaluar vjedhjen e pyetjeve të provimeve.