Në kufirin Liban-Siri gjatë natës ka vazhduar zjarri i ndërsjellë me artileri dhe raketa
Gjatë natës ka vazhduar zjarri i ndërsjellë me artileri dhe raketa i cili filloi në vijën kufitare në jug të Libanit pas vrasjes së tre ushtarëve sirianë në kufirin Liban-Siri

Bejrut
Gjatë natës ka vazhduar zjarri i ndërsjellë me artileri dhe raketa i cili filloi në vijën kufitare në jug të Libanit pas vrasjes së tre ushtarëve sirianë në kufirin Liban-Siri, transmeton Anadolu.
Sipas lajmeve në mediat libaneze, ushtria siriane filloi goditjet me artileri dhe raketa në vijën kufitare në lindje të Libanit pas vrasjes së tre ushtarëve të saj në vijën kufitare.
Në lajm thuhet se përleshjet vazhduan deri në orët e mëngjesit dhe se njerëzit në rajonin kufitar, të shqetësuar për përshkallëzimin e përleshjeve midis ushtrisë siriane dhe Hezbollahut, janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Në një deklaratë nga ushtria libaneze thuhet se dje dy ushtarë sirianë u vranë dhe një u plagos në qytezën Al-Qasr, në afërsi të kufirit.
Pasi në spital ndërroi jetë edhe ushtari i plagosur, trupat e tre ushtarëve sirianë u janë dorëzuar autoriteteve siriane, theksohet në deklaratën ku thuhet se ushtria libaneze pas kësaj ngjarjeje ka marrë masa sigurie dhe ka mbajtur kontakte intensive deri në orët e natës.
Në deklaratën ku vihet në dukje se më vonë, zjarri filloi nga Siria ndaj qyteteve në kufi me Libanin, ndërsa edhe njësitë ushtarake qëlluan ndaj Sirisë si kundërpërgjigje.
"Komunikimi ndërmjet zyrtarëve të ushtrisë libaneze dhe autoriteteve siriane vazhdon për të garantuar sigurinë dhe ruajtjen e stabilitetit në rajonin kufitar", thuhet më tej.
Sipas lajmeve të agjencisë zyrtare siriane të lajmeve SANA të cilat i bazon në Zyrën e Mediave të Ministrisë së Mbrojtjes, u theksua se anëtarët e Hezbollahut u zunë pritë tre ushtarëve të ushtrisë siriane dhe i rrëmbyen duke i çuar në Liban.
Më tej bëhet e ditur se anëtarët e Hezbollahut ekzekutuan tre ushtarët sirianë që kishin rrëmbyer dhe dërguar në Liban.
Nga ana tjetër Hezbollahu përmes një deklarate mbrojti idenë se nuk kanë lidhje me ngjarjet që po ndodhin në kufirin Siri-Liban.