Bilgin S. Şaşmaz
22 Mars 2016•Përditësim: 22 Mars 2016
OKB (AA) - Nevruzi i cili simbolizon ardhjen e pranverës në Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme u festua edhe në qendrën e Kombeve të Bashkuara, raporton Anadolu Agency (AA).
Në OKB "Dita Ndërkombëtare e Nevruzit" e cila në vitin 2010 u pranua me një vendim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mbahet për të 6-tën herë me një program festiv.
Në festimin e mbajtur në sallën ECOSOC në OKB me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të përhershëm të Turqisë, Afganistanit, Azerbajxhanit, Indisë, Iranit, Irakut, Kazakistanit, Kirgistanit, Pakistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit në OKB u dhanë mesazhe paqeje dhe të vëllazërimit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon në fjalimin e tij në program tha se Nevruzi është një trashëgimi kulturore globale. Ban Ki-moon duke shprehur kënaqësinë që i është bashkuar miliona njerëzve që festojnë Nevruzin në të gjithë botën tha se: "Nevruzi i cili i përket një historie shumë më të hershme nga ndarjet dhe kufijtë e sotme ai me këtë cilësi shemb këto pengesa dhe ndërton lidhje të besimit". Duke nënvizuar se Nevruzi është një "unitet brenda ndryshimeve" Ban Ki-moon ka shtuar se janë shumë të lumtur që festojnë Nevruzin si OKB.