Mahmut Atanur
22 Prill 2016•Përditësim: 23 Prill 2016
PEKIN (AA) - Në pesë vitet e ardhshme Kina në kuadër të misioneve të ndryshme do të lançojë 150 raketa Long March, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç ka deklaruar Zëvendës presidenti i Korporatës kineze të Hapësirës, Shkencës dhe Teknologjisë Chen Xuechuan raketën e parë Kina e ka lançuar para 46 vitesh.
"Në kuadër të programit pesë vjeçar (2016-2020) në vit do të lançojmë 30 raketa (Long March)", ka theksuar Chen duke shtuar se në vitet e hershme të 37-ta janë lançuar rreth 100 raketa, në shtatë vitet e ardhshme po aq raketa, gjegjësisht deri në fillimin e muajit, janë lançuar 226 raketa.