İdris Okuducu
06 Gusht 2017•Përditësim: 07 Gusht 2017
ERBIL (AA) – Në qytetin irakian Sinjar do të ndërtohen 2.000 njësi banimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Ndërtimtarisë dhe Planifikimit Urban të Vetëqeverisjes Kurde të Irakut Verior, Derbaz Mohammed, deklaroi se është përgatitur plan i veçantë i rindërtimit të Sinjarit, i cili pas thuajse dy vitesh u çlirua nga organizata terroriste DEASH.
Sipas tij, planifikohet ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe institucioneve qeveritare dhe 2.000 njësi banimi për familjet që kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Ai shtoi se pret që projekti të fillojë vitin e ardhshëm.
Organizata terroriste DEASH qytetin Sinjar e mori në gusht të vitit 2014, ndërsa është çliruar në nëntor të vitit 2016.