Cuneyt Davut
08 shtator 2016•Përditësim: 09 shtator 2016
SOFJE (AA) – Asambleja e 25-të e Përgjithshme e Agjencive të Lajmeve në Evropën Juglindore (ABNA-SE) dhe mbledhja e 8-të vjetore e Agjencive Kombëtare të Lajmeve të Detit të Zi (BSANNA) filluan në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, raporton Anadolu Agency (AA).
Asambleja dhe mbledhja vjetore që organizohen në mikpritjen e Agjencisë Bullgare Telgraf (BTA), filluan zyrtarisht me hapjen e organizuar në ndërtesën qendrore të BTA-së në Sofje.
Krahas Anadolu Agency (AA), në Asamble marrin pjesë përfaqësues të agjencive MIA nga Maqedonia, ATA nga Shqipëria, FENA nga Bosnjë dhe Hercegovina, TANJUG nga Serbia, si dhe agjencitë AZERTAC, STA, KAZINFORM, SRNA, TASS, AGERPRES, ARMENIPRESS, EANA, BELTA dhe AFP, etj. Ndërkohë që në cilësi të përfaqësuesit të AA-së merr pjesë Editori për gjuhën shqipe dhe maqedonase Adnan Idriz.

Mbledhja vjetore me temë “Roli i agjencive të lajmeve në kohëra krizash” organizohet në kryeqytetin Sofje dhe qytetin që ndodhet në brigjet e Detit të Zi në Bullgari Nesabar mes datave 7 dhe 11 shtator.
Në fjalimet që u mbajtën gjatë hapjes, u fol rreth temave si globalizimi i internetit, respekti ndaj të drejtave të njeriut në media, etika në lajme, vërtetësia, menaxhimi në çaste krizash, inovacioni dhe media sociale.
Gjatë fjalimeve u theksua se agjencitë e lajmeve, ashtu sikurse mund të kenë dobi, mund edhe të prodhojnë dëme gjatë kohërave të luftërave, fatkeqësive natyrore dhe krizave si ato politike, ekonomike dhe kriza e refugjatëve. Po ashtu u tërhoq vëmendje me të dhënat rreth procesit të përgatitjes së lajmit, që nga marrja e informacionit nga burimi e deri te përhapja për opinionin e gjerë publik.
Gjithashtu, në hapjen ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e të gjitha agjencive që po marrin pjesë në asamble dhe mbledhjen vjetore, u bë shpërndarja e botimit në gjuhën angleze të librit të AA-së në lidhje me tentativën për grusht shteti më 15 korrik.