Şenhan Bolelli
17 Shtator 2017•Përditësim: 18 Shtator 2017
MADRID (AA) - Në një deklaratë të publikuar në Spanjë nga rreth njëmijë intelektualë, duke përfshirë shkrimtarë, artistë dhe aktorë, iu bëhet thirrje katalanasve që të mos marrin pjesë dhe të mos votojnë në referendumin që do të mbahet më 1 tetor, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar në gazetën me tirazhin më të lartë të Spanjës dhe e idesë së majtë "El Pais", referendumi që kërkohet të mbahet më 1 tetor pavarësisht se është konsideruar i jashtëligjshëm është komentuar se ai "është kundër demokracisë dhe mashtrues kundër mendimit të lirë të popullit katalan".
Ndër të tjera në deklaratën e cila mban nënshkrimin e emrave të njohur të botës së kinemasë, modës dhe letërsisë, qytetarëve katalanas iu është bërë thirrja "Mos merrni pjesë, mos votoni në referendumin e 1 tetorit".
Intelektualët spanjollë përpos krizës së Katalonjës kanë kritikuar edhe qëndrimin e qeverisë së Spanjës.
Në mesin e personave që kanë nënshkruar deklaratën në fjalë ndodhen shkrimtari me origjinë katalanase, Juan Marse, aktorja Rosa Maria Sarda, stilisti Javier Mariscal, këngëtari Miguel Rios, aktorja Marisa Paredes, regjizori Fernando Colomo, shkrimtarët Javier Cercas, Javier Marias, Juan Jose Millas, etj.
Teksa afron data e referendumit i shpallur i jashtëligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës, brenda vendit kanë nisur të rriten tensionet. Disa nga organizatat e shoqërisë civile që mbrojnë zhvillimin e referendumit kanë mbajtur protestë në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, ku pjesëmarrësit kanë akuzuar qeverinë e Spanjës për "ushtrimin e presionit kundër lirisë së shprehjes."
Ndërsa policia ka marrë masat të gjera të sigurisë për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm.
Në anën tjetër Ministria e Brendshme e Spanjës në një deklaratë me shkrim ka njoftuar se xhandarmëria në një operacion të ndërmarrë në një kompani në Barcalonë ka konfiskuar 1 milionë e 300 mijë materiale me përmbajtje të propagandës në lidhje me referendumin e pavarësisë.