Mahmut Geldi
02 tetor 2024•Përditësim: 02 tetor 2024
Të paktën 55 persona kanë humbur jetën dhe 156 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore të kryera dje nga ushtria izraelite në Liban, transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit thuhet se si pasojë e një sulmi ajror në një ndërtesë në Bejrut 3 persona u vranë dhe 31 të tjerë u plagosën ndërsa nga sulmet në Nabatiye në jug të vendit thuhet se kanë humbur jetën 22 persona ndërsa 47 të tjerë janë plagosur.
Më tej thuhet se në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në rajonin Bekaa janë plagosur 4 persona, ndërsa nga sulmet në rajonin Baalbek el-Hirmil janë vrarë 11 persona dhe 19 janë plagosur.
Tre persona kanë humbur jetën dhe 33 janë plagosur si pasojë e sulmeve izraelite në provincën libaneze të Jebelit. Numri i përgjithshëm i të vrarëve në sulmet e Izraelit në Liban në 24 orët e fundit ka arritur në 55 persona ndërsa i të plagosurve në 156.