Bota

Në sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës humbin jetën 22 palestinezë

"Humbje jetësh janë regjistruar në pjesën veriore dhe qendrore të Rripit të Gazës, në kampet e refugjatëve Jabalia dhe Nusseirat si dhe në qytetin Rafah", tha Basal

Nour Mahd Ali Abuaisha, Esat Fırat  | 05.09.2024 - Përdıtësım : 05.09.2024
Në sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës humbin jetën 22 palestinezë

Gaza

Të paktën 22 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Administratës së Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmoud Basal, lidhur me çështjen publikoi një deklaratë me shkrim nga llogaria e tij në platformën e medias sociale Telegram.

Ai tha se Izraeli vazhdoi sulmet e tij në rajone të ndryshme nga veriu i Rripit të Gazës, e deri në kufirin Rafah në jug.

"Humbje jetësh janë regjistruar në pjesën veriore dhe qendrore të Rripit të Gazës, në kampet e refugjatëve Jabalia dhe Nusseirat si dhe në qytetin Rafah", tha Basal i cili shtoi se në sulmet e Izraelit humbën jetën 22 palestinezë, përfshirë në mesin e tyre edhe fëmijë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın