Bota

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës u vranë 29 palestinezë

Raportohet se ushtria izraelite shënjestroi shtëpitë dhe tendat e personave të zhvendosur në Beit Lahia, Deir al-Belah, al-Zawayida dhe Khan Yunis

Gülşen Topçu  | 05.11.2024 - Përdıtësım : 05.11.2024
Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës u vranë 29 palestinezë

Istanbul

Bëhet e ditur se 29 palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë, vdiqën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në shumë pika të Rripit të Gazës gjatë gjithë natës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite shënjestroi shtëpitë dhe tendat e personave të zhvendosur në Beit Lahia, Deir al-Belah, al-Zawayida dhe Khan Yunis, në sulmet që ka kryer prej 396 ditësh.

Në një sulm në një shtëpi në Beit Lahia, në veri të Gazës u vranë 20 palestinezë.

Në sulmin në një tendë në qytetin qendror të Deir al-Balah u vranë 2 palestinezë, gjithashtu edhe 4 palestinezë vdiqën në rajonin Az-Zawayida.

Tre palestinezë vdiqën në sulmin në qytetin jugor të Khan Yunis.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın