Kasım İleri
22 Dhjetor 2020•Përditësim: 23 Dhjetor 2020
Marina Luftarake e SHBA-së hyri në ngushticën e Hormuzit me nëndetësen e saj të pajisur me raketë të koordinuar me aftësi bërthamore dhe dy kryqëzorë me raketa të koordinuara, teksa SHBA-ja dhe Forca Ajrore e Arabisë Saudite zhvilluan një stërvitje të përbashkët për integrimin det-ajër me marina në Gjirin Persik, transmeton Anadolu Agency (AA).
"USS Georgia, nëndetëse me raketa të koordinuara nga klasa Ohio me aftësi bërthamore dhe kryqëzorët me raketa të koordinuara USS Port Royal dhe USS Philippine Sea kaluan ngushticën e Hormuzit ndërsa hynë në Gjirin Persik", tha Marina amerikane në një deklaratë.
Duke thënë se anijet janë elementët fleksibël të manovrimit të marinës amerikane për të mbështetur operacionet rutinore dhe të mundshme, deklarata thekson se "prania e Georgia-s demonstron angazhimin e SHBA-së ndaj aleatëve të saj në rajon dhe angazhimin e saj për të ruajtur sigurinë detare me kapacitet të plotë në rajon kundër çdo kërcënimi që mund të paraqitet”.
Stërvitje e integrimit ajër-det me Arabinë Saudite
Në një deklaratë tjetër nga Marina, thuhet Forcat Ajrore dhe Detare të SHBA-së dhe Arabisë Saudite mbajtën një "Stërvitje të Përbashkët të Integrimit" në Gjirin Persik.
Në deklaratë thuhet se në stërvitje, "Kontrolluesit e Avancuar Ajrorë", të cilët sigurojnë koordinata për sulmet ajrore nga toka, punuan për të koordinuar elementët ajrorë në një simulim për të ndërhyrë në caqet armiqësore të gatshme për sulm nga deti.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se kontrolluesit kryen stërvitje orientuese të anijeve të luftës, ndërsa në stërvitje kanë marrë pjesë edhe avionë F-15 dhe F-16 të SHBA-së dhe Arabisë Saudite, helikopterë të tipit MH-60R dhe MH-60S të SHBA, një anije me korvetë e Arabisë Saudite, anijet e rojeve bregdetare amerikane dhe shkatërruesi Winston Churchill.
Siç theksohet, kjo stërvitje është e pesta e integrimit e organizuar nga SHBA-ja në Gjirin Persik këtë vit, dhe se stërvitje të ngjashme u mbajtën me ushtrinë saudite në mars me avionë të armatosur ushtarakë C-130, me helikopterë sulmues në prill, me aeroplanë luftarakë F-15 në shtator, si dhe në gusht me Forcën Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.