Tuğrul Çam
06 Nëntor 2015•Përditësim: 06 Nëntor 2015
WASHINGTON (AA) - Presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se ka mundësi që rrëzimi i avionit rus të pasagjerëve të jetë shkaktuar nga një bombë, raporton Anadolu Agency (AA).
Obama në një intervistë në disa radio lokale në SHBA duke iu përgjigjur pyetjes rreth aviont rus të udhëtarëve i cili u rrëzua me 224 persona në bord javën e kaluar në Gadishullin Sinai në Egjipt tha se "mendon se ka mundësi që në avion të ketë patur bombë".
Obama ka vënë në dukje se ata ende nuk posedojnë fakte të mjaftueshem për shkakun e rrëzimit të avionit dhe ka shprehur se masat e sigurisë në rajon nuk janë të ndryshme nga ato të SHBA-ve.
Presidenti amerikan Obama ka shtuar ndër të tjera para se të arrijnë në një përfundim se do të zhvillohen hetimet lidhur por që avioni mund të jetë rrëzuar nga një bombë nuk përjashtohet.
Në disa lajme të publikuara dje në SHBA të cilat bazoheshin në të dhëna të zyrtarëve amerikanë thuhet se ka patur informacione të inteligjencës se DAESH-i kishte vendosur bombë në avion.
Avioni Airbus-A 321 i kompanisë ajrore ruse Kogalimavia (Metrojet) me destinacion nga Sharm El-Sheik - Shën Petersburg u rrëzua ditën e shtunë pas një kohe të shkurtër pasi ishte ngritur në fluturim. Si pasojë jetën e humbën 217 udhëtarë, ku 17 prej tyre ishin fëmijë si dhe 7 persona të ekuipazhit.