Muhammed Bilal Kenasari
07 Korrik 2016•Përditësim: 07 Korrik 2016
WASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan Barack Obama ka zhvillura një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin lidhur me zgjidhjen e problemeve rajonale, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtëpia e Bardhë ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me bisedën telefonike mes dy presidentëve.
Në deklaratë thuhet se "Obama para takimit me presidentët e Azerbajxhanit dhe të Armenisë ka biseduar me Putin rreth zgjidhjes së problemit mes dy vendeve për Malësinë e Karabakut".
Ndër të tjera theksohet se SHBA-të janë të gatshme të bashkëpunojnë me Rusinë dhe Francën për zgjidhjen e problemit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për Malësinë e Karabakut.