Ömer Musa Targal
24 mars 2016•Përditësim: 24 mars 2016
BUENOS AIRES (AA) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama, gjatë vizitës së tij në Argjentinë, tha se organizata terroriste DAESH në Lindjen e Mesme vret muslimanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Obama, pas vizitës historike në Kubë, vazhdoi me vizitën e tij në Argjentinë, ku në kryeqytetin e saj Buenos Aires u takua me presidentin e këtij vendi Mauricio Macri.
Presidenti amerikan, në një konferencë për media iu referua deklaratës së kandidatit për kryetar të SHBA-ve Ted Cruz, i cili tha se policia duhet të patrullojë në lagjet muslimane.
Obama këtë qasje e ka quajtur "gabim dhe joamerikan".