Levent Tok
18 Shtator 2017•Përditësim: 19 Shtator 2017
STAMBOLL (AA) - LEVENT TOK
Organizata terroriste PKK/PYD po përparon me shpejtësi në qytetin Dejrizor ku ndodhen fushat më produktive të naftës në Siri. Në territorin në kufi me Irakun ku organizata terroriste DEASH u tërhoq pa konflikte ndodhen 11 rezerva të mëdha të naftës, raporton Anadolu Agency (AA).
PKK/PYD, me operacionin e nisur më 9 shtator me mbështetjen e SHBA-ve vazhdon përparimin në verilindje të zonës periferike të Dejrizorit, që është dominues në kufirin me Irakun në lindje të Sirisë.

Me tërheqjen e DEASH-it pa konflikte nga zonat periferike ku kishte nën pushtim një pjesë të madhe të këtij territori, PKK/PYD ka marrë nën kontroll rajonin afërsisht në një thellësi prej 56 kilometrash.
Ndërsa tërheq vëmendjen se territori i operacionit të PKK/PYD-së përfshin fushat e naftës të cilat ndodhen në lindje të lumit Eufrat në vijën kufitare me Irakun, të qytetit Dejrizor. Fusha më produktive e naftës në vend ndodhet në lindje të lumit Eufrat, ku më e madhja është El Omer.
Fushat e naftës El Omer, Tanak, Vard, Afra, Kevari, Xhafra, Xharnuf, Azrak, Kahar, Shuejtat dhe Galban të cilat ndodhen në lindje të lumit Eufrat duke ndarë përgjysmë rajonin Dejrizor, sipas përllogaritjeve të parashikuara përbëjnë afërsisht një të tretën e burimeve të energjisë së Sirisë.
DEASH-i në 3 vitet e fundit theksohet se ka përfituar miliona dollarë nga fushat e naftës në fjalë.
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së në Haseke ka marrë nga burimet lokale mësohet se PKK/PYD aktualisht në rajonin Haseke në veri të Sirisë ka nën kontroll 350 puse të vegjël. Nga drejtuesit e organizatës theksohet se organizata përfiton 35 mijë fuçi në ditë naftë nga këto puse.
Organizata terroriste një pjesë të madhe të naftës bruto ia shet regjimit, ndërsa pjesën e mbetur e vendos në përdorim të saj.
PKK/PYD, për shkak të situatës së luftës një fuçi nafte mund ta shesë afërsisht me një çmim 70 dollarë, ku në këtë mënyrë organizata vetëm nga puset në Haseke ka të ardhura me një mesatare prej 70 milionë dollarë në muaj.
Nëse organizata terroriste PKK/PYD me operacionin në Dejrizor merr nën kontroll edhe fushat e naftës që shtrihen në linjën në qytetin Elbu Kemal i cili është fqinjë me Irakun në majën juglindore të qytetit, pritet që ajo të trefishojë të ardhurat dhe prodhimin ditor të naftës.
Ka nën kontroll edhe burimet e ujit
Sipas përllogaritjeve të AA-së mbi hartë, organizata terroriste PKK/PYD e cila ka pushtuar 23 për qind të territoreve të Sirisë, ajo me mbështetjen ushtarake të SHBA-ve ka nën kontroll edhe tre hidrocentralet më të mëdha të vendit.
Organizata terroriste falë hidrocentraleve Tishrin në lindje të Halepit, dhe atyre Tabka dhe Baas në perëndim të Rakas ka nën kontroll 70 për qind të potencialit hidroenergjetik të Sirisë.
PKK/PYD gjithashtu ka nën pushtim edhe 60 për qind të tokave bujqësore në veri të vendit.