Bota

OBSH: 14 persona u plagosën në 48 orët e fundit në spitalin Kemal Advan të sulmuar nga Izraeli

"Sulmet në spitalin Kemal Advan duhet të ndalen menjëherë dhe duhet të sigurohet kalim i sigurt për misionin humanitar", u shpreh kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus

Muhammet İkbal Arslan  | 25.11.2024 - Përdıtësım : 25.11.2024
OBSH: 14 persona u plagosën në 48 orët e fundit në spitalin Kemal Advan të sulmuar nga Izraeli

Gjenevë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, njoftoi se 14 persona janë plagosur në 48 orët e fundit në spitalin Kemal Advan në veri të Rripit të Gazës, i cili është nën sulm intensiv nga ushtria izraelite, transmeton Anadolu.

Ghebreyesus shkroi një postim në X në lidhje me situatën në spitalin Kemal Advan, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij.

"Sulmet e vazhdueshme në spitalin Kamal Advan në veri të Gazës kanë plagosur 14 persona të tjerë në 48 orët e fundit, duke përfshirë drejtorin e spitalit dhe shumë pak mjekë dhe infermierë të mbetur. Kjo situatë është e mjerueshme", tha Ghebreyesus, duke shtuar se në repartin e kujdesit intensiv të spitalit akoma ndodhen 65 të plagosur të moshës së rritur, 13 fëmijë dhe 8 pacientë në repartin e kujdesit intensiv në spital.

"Sulmet në spitalin Kemal Advan duhet të ndalen menjëherë dhe duhet të sigurohet kalim i sigurt për misionin humanitar në mënyrë që personeli mjekësor të vendoset dhe të sigurohen furnizime mjekësore për pacientët e mbetur. Armëpushim i menjëhershëm", tha Ghebreyesus.

Drejtori i spitalit, Husam Abu Safiyye dhe disa punonjës u plagosën në sulmin në spitalin Kemal Advan në qytetin Beit Lahiya, i cili ishte nën sulm intensiv nga ushtria izraelite.

Qeveria në Rripin e Gazës njoftoi se Spitali Kemal Advan dhe stafi i tij mjekësor ishin objektiva të Izraelit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın