Bota

OBSH: Vendimi i Izraelit që ndalon punimet e UNRWA-së do të ketë "pasoja shkatërruese"

"Vendimi i marrë nga parlamenti izraelit për të ndaluar punën e UNRWA-së për shpëtimin e jetës dhe shëndetit në emër të miliona palestinezëve do të ketë pasoja shkatërruese", tha Ghebreyesus

Muhammet İkbal Arslan  | 29.10.2024 - Përdıtësım : 29.10.2024
OBSH: Vendimi i Izraelit që ndalon punimet e UNRWA-së do të ketë "pasoja shkatërruese"

Gjenevë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se miratimi i projektligjit që do t'i jepte fund aktiviteteve të Agjencisë së OKB-së për Ndihmën e Refugjatëve Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) nga parlamenti izraelit do të ketë pasoja shkatërruese, transmeton Anadolu.

Në postimin e tij në X, Ghebreyesus vuri në dukje se UNRWA është organizatë e pazëvendësueshme për popullin palestinez dhe se ka vazhduar të ndërmarrë këtë mision për 70 vitet e fundit.

"UNRWA u themelua nga vendet anëtare të OKB-së. Vendimi i marrë nga parlamenti izraelit për të ndaluar punën e UNRWA-së për shpëtimin e jetës dhe shëndetit në emër të miliona palestinezëve do të ketë pasoja shkatërruese. Kjo është e papranueshme", tha Ghebreyesus.

Ai thekson se ky vendim është në kundërshtim me detyrimet dhe përgjegjësitë e Izraelit dhe kërcënon jetën dhe shëndetin e kujtdo që i beson UNRWA-së.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi në një postim në X tha se mbështesin thirrjen e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres që "UNRWA të vazhdojë punimet e saj në territoret palestineze nën pushtim".

Grandi nënvizoi se nëse ndodh një situatë e tillë, miliona palestinezë do të privohen nga mbështetja jetike të cilën mund ta ofrojë vetëm UNRWA.

Parlamenti izraelit dje miratoi projektligjin i cili parashikon përfundimin e aktiviteteve të UNRWA-së.


- UNRWA e cila ofron ndihmë për miliona palestinezë, është në shënjestër të Izraelit

Qeveria izraelite filloi fushatë njollosëse kundër UNRWA-së njëkohësisht me fillimin e sulmeve të saj në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023 dhe mbrojti idenë se Agjencia duhet të mbyllet, duke pretenduar se 14 punonjës të UNRWA-së e cila ka 12 mijë punonjës vetëm në Gaza "kanë marrë pjesë në sulmet e 7 tetorit".

Qeveria e Tel Avivit vazhdon fushatën për mbylljen dhe diskreditimin e Agjencisë e cila mbështet refugjatët palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, Kudsin Lindor, si dhe në Liban dhe Jordani dhe e cila ka 30 mijë punonjës, kryesisht palestinezë në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe shërbimeve sociale.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın