Ömer Faruk Yıldız
25 Tetor 2022•Përditësim: 25 Tetor 2022
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka reaguar ndaj deportimit të refugjatëve të Mianmarit që janë strehuar në Malajzi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e UNHCR-së, Shabia Mantoo, ka folur në konferencën javore për media të Zyrës së OKB-së në Gjenevë, ku ka diskutuar situatën e refugjatëve të Mianmarit në Malajzi.
"UNHCR ka shqetësim serioz për faktin se Malajzia po rikthen vazhdimisht në vendet e tyre refugjatët e ardhur nga Mianmari dhe po rrezikon jetën e tyre", tha Mantoo.
Ajo theksoi se kanë marrë lajme se qytetarët e Mianmarit që nga muaji prill po deportohen me forcë në vendet e tyre.
"Ka ardhur lajm se vetëm në dy muajt e fundit janë deportuar pa dëshirën e tyre qindra refugjatë të Mianmarit", theksoi ajo.
Duke theksuar se deportimet në këtë mënyrë janë në kundërshtim me parimin e rikthimit, Matoo tha se "si UNHCR përsërisim thirrjen tonë ndaj Malajzisë që të ndalojë rikthimet me forcë për qytetarët e Mianmarit".