Gülbahar Sayım
29 Prill 2016•Përditësim: 30 Prill 2016
ABIDJAN (AA) - Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara, njoftoi se kanë hequr sanksionet e zbatuara ndaj Bregut të Fildishtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga KS i OKB-së vihet në dukje se në Bregun e Fildishtë me qëllim vendosjen e paqes dhe stabilitetit janë shënuar zhvillime të rëndësishme, ku edhe zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 25 tetor janë zhvilluar pa probleme. Gjithashtu theksohet se janë hequr të gjitha sanksionet ndaj Bregut të Fildishtë duke përfshirë edhe embargon e armëve të vendosur në zbatim në vitin 2004 pas luftës së brendshme në vend në vitin 2002.
Në deklaratë theksohet se me qëllim për ofrimin e sigurisë në vend është zgjatur deri më 30 qershor 2017 edhe afati i detyrës së Misionit të Stabilitetit të OKB-së (ONUCI) i cili është i pranishëm që nga 2004 e deri tani si dhe forcat franceze që mbështesin ONUCI-n mund të zgjasin afatin e tyre deri në afatin në fjalë.