Bota

OKB: Izraeli vazhdon kufizimet e qasjes së ndihmave në Gaza

Zv/zëdhënësja e kreut të OKB-së, Tremblay tha se pavarësisht që Izraeli miratoi kalimin e 66 kamionëve me ndihma në Gaza, dje sulmoi autokolonën në fjalë

Mücahit Oktay  | 24.12.2024 - Përdıtësım : 25.12.2024
OKB: Izraeli vazhdon kufizimet e qasjes së ndihmave në Gaza

New York

Zëvendës zëdhënësja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephanie Tremblay tha se organizatat që janë të lidhura me to, përpiqen të dërgojnë ndihma humanitare në Rripin e Gazës, por kufizimet e hyrjes vazhdojnë nga Izraeli, transmeton Anadolu.

Lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme në konferencën për media në selinë e OKB-së në New York, Tremblay tha se pavarësisht luftimeve aktive dhe kufizimeve izraelite, më 20 dhjetor, dy misione humanitare të udhëhequra nga OKB-ja "arritën të hyjnë në zonat e rrethuara" në veri të Gazës.

Tremblay theksoi se kamionët me ndihma në fjalë u dorëzuan në spitalin "Beit Hanoun" dhe "Kemal Adwan" në veri të Gazës ndërsa 8 pacientë dhe shoqëruesit e tyre u transferuan në spitalin "Al Shifa" në Gaza për shkak të kushteve të pamjaftueshme të spitalit.

"Këto ishin dy të vetmet të miratuara nga 8 misionet që OKB-ja kërkoi (nga Izraeli) për të arritur në veri të Gazës midis 18 dhe 22 dhjetorit", tha Tremblay e cila shtoi se njerëzit në këto rajone ishin "të shqetësuar se mund të vinte një sulm më i rëndë" pas dorëzimit të ndihmës.

Sipas saj, zyrtarët e OKB-së në Gaza kanë njoftuar se autoritetet izraelite lëshuan urdhër tjetër evakuimi për dy lagje në perëndim të Gazës. Ajo theksoi se kjo situatë "i ekspozon civilët ndaj më shumë armiqësie dhe i privon ata nga qasja në shërbimet bazë".

Tremblay shtoi se pavarësisht që Izraeli miratoi kalimin e 66 kamionëve me ndihma në Gaza, dje sulmoi autokolonën në fjalë. Ajo u shpreh se për këtë arsye, vetëm 43 nga 66 kamionë të ndihmave mundën t'u dorëzoheshin palestinezëve në nevojë.

"Pjesa e mbetur e kolonës u vonua nga ushtria izraelite dhe për këtë arsye kamionët u ekspozuan ndaj plaçkitjeve përgjatë rrugës. 23 kamionët në fjalë kanë humbur", tha zv/zëdhënësja e kreut të OKB-së.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.