Sofya Hocabaşi,Hamdi Yıldız
01 Maj 2020•Përditësim: 01 Maj 2020
Misioni Mbështetës i OKB-së për Libinë (UNSMIL) njoftoi se milicët e Khalifa Haftarit janë përgjegjës për vdekjen e 64 civilëve dhe plagosjen në mënyra të ndryshme të 67 civilëve të tjerë në tremujorin e parë të vitit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë UNSMIL tha se në tremujorin e këtij viti është shënuar 45 për qind rritje në vdekjet e civilëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Në mesin e arsyeve më të rëndësishme për humbjet e jetëve në mesin e civilëve janë renditur konfliktet në terren, operacionet me objektiv vrasjen, sulmet ajrore dhe lëndët shpërthyese.
Në deklaratën ku vihet theksi se janë dokumentuar sulmet të cilat kanë shkaktuar vdekjen e 64 civilëve dhe plagosjen e 67 të tjerëve, thuhet më tej se përgjegjësia për këtë është e milicëve të Haftarit të cilët kanë kryer goditje artilerike dhe sulme raketore pa kriter në rajonet e vendbanimeve civile.
Gjithashtu në deklaratë u bëhet thirrje të gjitha palëve në konflikt që të ndalojnë menjëherë të gjitha operacionet ushtarake dhe t‘u japin administratave mundësi për të luftuar kundër COVID-19.