Emel Öz
26 tetor 2021•Përditësim: 26 tetor 2021
Vitin e kaluar Irani ka ekzekutuar me vdekje mbi 250 të burgosur, përfshirë në mesin e tyre edhe 4 fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raportuesi i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut në Iran, Javaid Rehman në një fjalim në Komitetin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, theksoi se Irani vazhdon të zbatojë në "nivel shqetësues" dënimin me vdekje.
Irani në vitin 2020 ka ekzekutuar më shumë se 250 të burgosur, përfshirë 4 fëmijë, deklaroi Rehman, i cili informoi se edhe këtë vit janë ekzekutuar në fshehtësi 230 njerëz përfshirë 9 gra dhe një fëmijë.
Në raportin e tij të fundit Rehman vuri theksin mbi shqetësimet serioze të tilla si "akuzat e paqarta të sigurisë kombëtare" të cilat Irani i përdor si arsyetime në zbatimin e dënimit me vdekje.
Ai vlerësoi se Irani ka "procese gjyqësore me mangësi të cilat nuk kanë as edhe masat më elementare të sigurisë".