Bota

OKB reagon ndaj ndalimit të studentëve në SHBA: Mbështesim lirinë e shprehjes kudo në botë

"Ne mbështesim fuqimisht lirinë që njerëzit në mbarë botën të mund të flasin lirisht dhe paqësisht pa frikë nga ndëshkimi, arrestimi, ngacmimi apo edhe më e keqja", tha zëdhënësi Dujarric

Şerife Çetin  | 18.04.2025 - Përdıtësım : 19.04.2025
OKB reagon ndaj ndalimit të studentëve në SHBA: Mbështesim lirinë e shprehjes kudo në botë

New York

Në lidhje me studenten e arrestuar turke në SHBA, Rumeysa Ozturk dhe anulimin e vizave të studentëve të tjerë që kanë shprehur mbështetje për Palestinën, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha se të gjithë njerëzit në mbarë botën duhet të kenë të drejtën e shprehjes së lirë dhe paqësore pa frikë nga ndëshkimi, arrestimi dhe ngacmimi, raporton Anadolu.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetareje të Anadolus lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric tha se është e pamundur të parashikohet se çfarë do të ndodhë më tej.

"Ne mbështesim fuqimisht lirinë që njerëzit në mbarë botën të mund të flasin lirisht dhe paqësisht pa frikë nga ndëshkimi, arrestimi, ngacmimi apo edhe më e keqja", tha Dujarric.

Megjithatë, ai nënvizoi se çdo vend ka të drejtën të administrojë kufijtë e tij, "me kusht që ta bëjë këtë duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e çdo personi".

Rumeysa Ozturk, studente e doktoratës në Universitetin Tufs në Massachusetts, u arrestua më 25 mars nga gjashtë zyrtarë të maskuar të Agjencisë së Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave (ICE).

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka thënë se asaj do t'i anulohej viza studentore dhe do të deportohej.

Ozturk është një nga dhjetëra raste të ngjashme në SHBA që pas ardhjes në detyrë të presidentit Donald Trump, administrata e të cilit ka përndjekur studentët të cilët kanë marrë pjesë në aktivitete në mbështetje të Palestinës.

Para saj ishte arrestuar aktivisti palestinez Mahmoud Khalil, i cili kishte diplomuar në Universitetin Columbia pak kohë më parë dhe kishte leje të përhershme qëndrimi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın