Mustafa Keleş
30 Shtator 2017•Përditësim: 01 Tetor 2017
NEW YORK (AA) - Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Stephane Dujarric deklaroi se OKB respekton karakterin unitar të Irakut si dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencën ditore për media, zëdhënësi Dujarric tha se nga afër ndjekin zhvillimet pas referendumit i cili më 25 shtator u organizua nga Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut.
Ai shtoi se OKB do të ofrojë ndihmë për të gjitha palët në rast nevoje.
"Respektojmë karakterin unitar të Irakut si dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit", tha Dujarric.
Ai shprehu kënaqësi me premtimet e qeverisë irakiane si dhe Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut në lidhje me mbrojtjen e të gjithë qytetarëve.
Në fund, ai apeloi të dyja palët për ulje të tensioneve dhe ruajten e paqes.
Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut, pavarësisht paralajmërimeve të shumta, mbajti referendumin e paligjshëm për pavarësi më 25 shtator.
Pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare kundërshtoi referendumin e paligjshëm, ndërsa shumë vende paralajmëruan se votimi mund të destabilizojë më tej rajonin dhe të dobësojë luftën e cila ende vazhdon kundër DEASH-it.
.