İbrahim Khazen,Awad Rjoob,Ali Semerci
11 dhjetor 2024•Përditësim: 11 dhjetor 2024
Omani ka dënuar përpjekjet e ushtrisë izraelite për të pushtuar territorin e Sirisë duke përfituar nga zhvillimet në këtë vend, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Jashtme e Omanit ka reaguar ndaj tentativës së ushtrisë izraelite për të pushtuar territorin sirian, duke përfituar nga zhvillimet e fundit.
"Omani dënon shkeljen e Marrëveshjes për Ndarjen e Forcave nga forcat izraelite duke pushtuar pjesë të reja të territorit sirian në zonën tampon në kufi ndërsa vazhdojnë bombardimet e tyre ushtarake në kryeqytetin Damask dhe rajone të tjera", thuhet në deklaratë.
Më tej theksohet se këto shkelje i shtuan një të re krimeve të kryera nga Izraeli në rajon dhe se shkeljet konfirmuan edhe një herë natyrën agresive të Izraelit dhe politikat e tij të vazhdueshme që synojnë minimin e legjitimitetit ndërkombëtar.