Aymen Cemli,Afra Aksoy
06 Tetor 2015•Përditësim: 06 Tetor 2015
TUNIS (AA) - Ministria e Jashtme e Tunizisë njoftoi se në operacionet e ndërmarra në jug të vendit janë arrestuar 11 persona të cilët ndihmonin personat që kalonin në Libi për t’iu bashkuar organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Tunizisë njoftohet se njësia e anti-terrorizmit e forcave të gardës Kombëtare në operacionet e ndërmarra në rajonet Medenin, Kabus, Tatavin dhe Kabili në jug të vendit ka arrestuar 11 persona të lidhur me 3 rrejte të ndryshme të cilët ndihmonin personat që dëshironin të kalonin në Libi me qëllim për t’iu bashkuar organizatës terroriste DAESH.
Sipas statistikave zyrtare theksohet se forcat e sigurisë në Tunizi kanë ndaluar mbi 10 mijë persona të cilët synonin të merrnin pjesë në organizata terroriste.