Şenhan Bolelli
30 Nëntor 2018•Përditësim: 01 Dhjetor 2018
ROMË (AA) - Policia dhe xhandarmëria italiane zhvilloi një operacion kundër mafias në qytetin jugor, Foggia, si pasojë e të cilit u arrestuan mbi 30 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në agjencitë e lajmeve dhe gazetave italiane, është zhvilluar operacioni më i madh në rajon në vitet e fundit kundër mafias. Në lajm theksohet se në operacionin e zhvilluar mbrëmë në mesnatë janë synuar organizatat mafioze Moretti - Pellegrino - Lanza dhe Sinesi - Francavilla.
Personat e arrestuar në kuadër të hetimit të filluar në muajt e parë të vitit të kaluar, janë akuzuar me pjesëmarrje në mafia, vrasje, grabitje.
Zyrtarët policorë gjithashtu njoftuan se në mesin e mbi 30 të arrestuarve gjenden edhe ish drejtues dhe ish trajner të klubit Foggia.