İlyas Kaçar
30 Gusht 2017•Përditësim: 30 Gusht 2017
STAMBOLL (AA) – Në operacionet kundër organizatës terroriste DEASH në Stamboll të martën mbrëma janë arrestuar gjashtë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipe për luftë kundër terrorizmit në Stamboll kryen operacione në disa adresa të personave të dyshuar se në të kaluarën kanë luftuar në anën e organizatës terroriste DEASH.
Personat e arrestuar pas kontrollit mjekësor u janë dorëzuar organeve kompetente.