Bota

Operacioni Dega e Ullirit, çlirohen 4 fshatra në Afrin

TSK dhe ULS kanë pastruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH fshatrat Baaj, Kafer Nabu, Bashufah dhe Burxh Hajdar

Eşref Musa  | 22.03.2018 - Përdıtësım : 23.03.2018
Operacioni Dega e Ullirit, çlirohen 4 fshatra në Afrin

Afrin/Idlib

AFRIN/IDLIB (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë çliruar edhe katër fshatra në rajonin e Afrinit në veriperëndim të Sirisë në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në terren, TSK dhe ULS kanë pastruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH fshatrat Baaj, Kafer Nabu, Bashufah dhe Burxh Hajdar, në kuadër të operacioneve në jug të qendrës së qytetit të Afrinit.

Ndryshe, më 18 mars, TSK dhe ULS morën kontrollin e qendrës së qytetit të Afrinit - zonës kryesore urbane të rajonit me të njëjtin emër - dhe të gjitha pikave në veri, lindje dhe perëndim të tij.

Afrini përbëhet nga qendra e qytetit dhe gjashtë qyteza, edhe atë Raxhu, Bulbul, Shejh Hadid, Xhinderes, Sheran dhe Mabatli.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın