Mohamed Sabry Emam Muhammed
27 Mars 2016•Përditësim: 28 Mars 2016
NINEVEH (AA) - Mijëra irakianë kanë braktisur shtëpitë e tyre në pjesën veriore të Mosulit si rrjedhojë e aksionit të forcave të sigurisë së Irakut për çlirimin e asaj pjesë të qytetit nga pjesëtarët e organizatës terroriste DAESH, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të sotëm të komandës së Bashkuar të Irakut, pjesëtarët e ushtrisë kanë marrë në përkujdesje rreth 2.000 refugjatë të cilët kanë braktisur shtëpitë e tyre.