Orban do të ftojë Netanyahu-n në vendin e tij, pavarësisht urdhërarrestit të lëshuar nga gjykata në Hagë
Orban theksoi se "këtu do të diskutohen vetëm marrëdhëniet dypalëshe Hungari-Izrael", si dhe shtoi se Netanyahu do të mund të zhvillojë bisedime i sigurt
Burgenland
BUDAPESTE (AA) - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se do ta ftojë homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, për vizitë në vendin e tij, pavarësisht urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime të kryera në territoret palestineze, transmeton Anadolu.
Duke folur për Radion Shtetërore të Hungarisë, Orban iu referua urdhërarrestit të gjykatës në Hagë, të lëshuar dje për kryeministrin izraelit dhe për ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Ai e interpretoi vendimin e gjykatës si "hedhje të benzinës në zjarr".
"Për këtë arsye, sot do të ftoj kryeministrin izraelit Netanyahu në Hungari. Nëse ai vjen do t'i garantoj se vendimi i gjykatës nuk do të ketë asnjë efekt këtu dhe se ne nuk do të zbatojmë kushtet që ajo përmban", tha Orban, duke pretenduar se është e nevojshme të përballen me vendimin e gjykatës
Orban theksoi se "këtu do të diskutohen vetëm marrëdhëniet dypalëshe Hungari-Izrael", si dhe shtoi se Netanyahu do të mund të zhvillojë bisedime i sigurt.
Dje, Gjykata Ndërkombëtare Penale njoftoi se ka lëshuar urdhërarreste për kryeministrin izraelit dhe ish-shefin e mbrojtjes për shkak të "krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera në Gaza".