Bota

Orban: Erdoğan, i vetmi burrë shteti që ka mundur të bëjë marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

"Presidenti Erdoğan është i vetmi burrë shteti i suksesshëm që ka mundur të bëjë marrëveshjen e drithit në Detin e Zi midis Rusisë dhe Ukrainës", tha kryeministri hungarez, Orban

Aşkın Kıyağan  | 11.07.2024 - Përdıtësım : 12.07.2024
Orban: Erdoğan, i vetmi burrë shteti që ka mundur të bëjë marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

Budapest

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se Türkiye ka dëshmuar se është aktor i domosdoshëm për sigurimin e paqes që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe tha se presidenti Erdoğan është i vetmi burrë shteti i suksesshëm që ka mundur të bëjë marrëveshjen e drithit në Detin e Zi midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Anadolu.

Në një video që ka shpërndarë nga llogaria e tij në median sociale X, Orban shprehu lëvdata për presidentin Erdoğan me të cilin u takua në kuadër të aktivitetit të shënimit të 75-vjetorit të NATO-s në Washington të SHBA-së.

Orban, i cili vizitoi Ukrainën dhe më pas Rusinë e Kinën pasi vendi i tij mori mandatin e presidencës së Bashkimit Evropian (BE) dhe i cili i quajti këto kontakte "mision paqeje", vuri në dukje se ai e ka vazhduar këtë mision duke u takuar me presidentin Erdoğan gjatë kontakteve të tij në Washington.

Orban tha se gjatë takimit dypalësh është diskutuar për luftën në Ukrainë e cila ka arritur një nivel shumë më brutal dhe se është e pashmangshme se duhet një paqe dhe iniciativë paqeje për t'u dhënë fund vuajtjeve atje.

- "Erdoğan, lideri i vetëm që ka siguruar marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën"

"Gjatë procesit të luftës turqit u dëshmuan se janë aktor i domosdoshëm për sigurimin e paqes. Presidenti Erdoğan është i vetmi burrë shteti i suksesshëm që ka mundur të bëjë marrëveshjen e drithit në Detin e Zi midis Rusisë dhe Ukrainës. Nga presidenti kërkova të japë mbështetje për misionin e paqes që po bëjmë", tha Orban.

Kryeministri hungarez theksoi se palët ndërluftuese qëndruan në një distancë shumë të largët nga njëra-tjetra, por nëse miqtë e paqes bashkojnë forcat, hapi i ardhshëm së bashku mund të bëhet drejt paqes.

Në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s, presidenti Erdoğan dje u takua me kryeministrin hungarez Orban në Washington.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.